Vllaznia synon kthesën

Futboll

Vllaznia synon kthesën

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:45
Vllaznia synon kthesën

Vllaznia luan nesër në orën 13:00, ndeshjen e radhës në “Loro Boriçi” me skuadrën e Bylisit.

Shkodranët vijnë në këtë ndeshje me mungesa, për shkak dëmtimesh kryesishtdhe bëhet fjalë për lojtarë si Viktor Da Silva që do të mungojë gjatë pasi u dëmtua me Kukësin, apo dhe Herald Marku që duket se edhe për këtë ndeshje nuk ja ka dalë që të jetë në fushën e blertë pwr shkak dwmtimi qw vazhdon ta mbajw ende nw “bokse”…, shkruan Vipsport.

Ndërkohë që kanë qenë të shumtë lojtarët e pezulluar edhe në këtw pjesë të dytë të sezonit, ndërsa rrezikon shumë edhe Erdenis Gurishta për shkak kartonësh, ashtu si dhe të tjerë titullarë, ku të verdhët kanë qenë me shumicë për kuqeblutë.

Vllaznia synon 3 pikët dhe ruajtjen e vendit të parë, ndonëse në Shkodër e kanë të qartë se nuk ka më ndeshje të lehta, e për më tepër që edhe ekipet që duan mbijetesën tshmë po tregohen agresive...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat