Vllaznia kundër Bylisit për t’u rikthyer te fitorja

Futboll

Vllaznia kundër Bylisit për t’u rikthyer te fitorja

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:28
Vllaznia kundër Bylisit për t’u rikthyer te fitorja

Kampionati i Vllaznisë nis këtë të premte në oren 13:00. Deri më tani ka qënë një sezon që i ka ofruar shkodranëve gjithçka, eufori, entuziazëm, lojë spektakolare, fitore, zhgënjime, lojë apatike, humbje, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në këto 23 ndeshje Vllaznia vijon të jetë në vendin e parë. Paraqitja me Kukësin risolli një optimizëm të moderuar, pavarësisht se nuk erdhi fitorja.

Tashmë duke e patur pikënisjen pikërisht tek performanca kundër bluve, skuadra shkodrane do të zbresë në fushë ndaj Bylisit. Nuk është një takim i thjeshtë dhe fjala nënvlerësim nuk egziston fare, por në ndryshim nga sfida kundër Kukësit, kësaj here nuk mjafton vetëm paraqitje e mirë, duhen me patjetër 3 pikët.

4 ndeshje pa fitore dhe vetëm 1 sukses në 8 takimet e fundit nuk janë numra për të bërë krenare një skuadër pretendente, megjithatë e shkuara i përket së shkuarës dhe një kampionat tjetër nis kundër Bylisit. Ndërkohë po aq rendësi sa ka kjo ndeshje për Vllazninë ka edhe për ballshiotët. Beteja për mbijetesë është e ndezur dhe Bylisit i është ngushtësuar hapësira për të gabuar. Skuadra e Dovedan po kalon momentin më të mirë të sezonit, 2 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit, për momentin një vend i 8-të që do i jepte mundësinë të luante një finale për të qendruar në elitë. 2 takimet e shkuara mes Vllaznisë Bylisit nuk kanë qënë sfida të mërzitshme, pa doza monotonie pritet te jetë edhe dueli i së premtes në drekë.

Kukësi ka 4 ndeshje që nuk e ka përjetuar me ndjenjën e fitores. Barazimi ndaj Vllaznisë apo edhe ai i dy javëve më parë kundër Teutës mund të konsiderohen si rezultate pozitive, por 4 ndeshje pa marrë piket e plota janë shqetësuese për blutë. Këtë të premte në orën 13:00, nënkampionët do të përballen me Apoloninë në Elbasan Arena. Nëse ka diçka që java e 23-të e kampionatit evidentoi është se llogaria në letër nuk është e besueshme.

Kukësi i ka fituar dy sfidat e kaluara kundër fierakëve në këtë edicion, madje nuk është mposhtur asnjëherë nga Apolonia në Kategorinë Superiore, por të premten është një tjetër ndeshje. Blutë janë në kërkim të Europës, edhe pse kanë edhe një tjetër alternativë që është Kupa, kjo nuk do të thotë se kanë siguri nëpërmjet Kupës, në këtë mënyrë duhet që skuadra ti rikthehet fitoreve në kampionat.

Gashi i pezulluar është i vetmi që mungon. Trajneri Josa ka shumë besim tek lidershipi i Ibraimit dhe tek nuhatja e Ezes, me nigerianin që i ka shënuar dy gola Apolonisë në këtë edicion. Në krahun tjetër për herë të dytë në këtë sezon nuk kanë humbur në 3 ndeshje radhazi, herën e fundit që ndodhi, këtë seri pozitive ia ndërpreu Kukësi në Loni Papuçiu.

Barazimi në fund ndaj Laçit me golin e parë në karrierë të Ismaila Diop i ka shërbyer shumë anës psikologjike, po ashtu si barazimi i marrë më herët kundër Partizanit. Në një periudhë tjetër barazimi eventual i Apolonisë kundër Kukësit do të ishte një surprizë, nëse ndodh kësaj here nuk do të ishte ndonjë befasi e madhe, dikush do thoshte po sikur të fitojë Apolonia ndaj Kukësit, atëherë po do të ishte surprizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat