Kah po shkon Mbemba?

Futboll

Kah po shkon Mbemba?

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:37
Kah po shkon Mbemba?

Paraqitja e shkëlqyer e mbrojtësit të Porto-s, Chancel Mbemba kundër Juventus-it në Ligën e Kampionëve, e ka impresionuar gjigantin anglez Liverpool, ku po konsiderohet si synim për t’u transferuar në “Anfield Road”, raporton “Tuttomercatoweb”.

Në të kaluarën, Mbemba si 20 vjeçar ishte pjesë e Premier Ligës, ku kishte bërë 33 paraqitje për skuadrën e Newcastle në sezonin 2015/16, por ishte dërguar përsëri në Portugali, pasi që e kishte humbur vendin në formacionin bazë.

Klubi i tij aktual e vlerëson kartonin e Mbembas rreth 15 milionë euro.

Kështu që klubet e interesuara për të, duhet ta paguajnë atë dëmshpërblim nëse dëshirojnë ta transferojnë 26 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat