Batatina Xhevat Prekazit: Nuk kam qëndruar në Beograd sikur ju, po e kam kap pushkën

Futboll

Batatina Xhevat Prekazit: Nuk kam qëndruar në Beograd sikur ju, po e kam kap pushkën

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:42
Batatina Prekazit: Nuk kam qëndruar në Beograd sikur ju, po e kam kap pushkën

Tahir Batatina, kryetrajner i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, i kundërpërgjigjet Nysret Prekazit për Xhevat Prekazin.  
Nysret Prekazi, ish gjyqtar i mirënjohur i futbollit, i ka thënë Batatinës, se je i vogël me u marrë me Xhevatin.   

 “Unë edhe jam i vogël edhe i ri por nuk kam qëndruar si Xhevati në Beograd po e kam kap pushkën, i kam largu ata që ai jeton me ta në Beograd dhe e kemi pavarësuar shtetin dhe futbollin.

Për nga gjatësia jam bukur i gjatë, po më e rëndësishmja jam krenar që i shërbej vendit tim dhe jo si kushëriri juaj i shërben shtetit që bëri krime në Kosovë.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Po nuk ia shoh shumë për të madhe kushëririt tuaj, se kur s’ka ardh me varros as nënën e vet që e ka lind, nuk ja vlen mu marr me të, veç nja e di sa të jam në futboll unë, ai veç mundet me na shikuar TV nga Beogradi.

Gojën ta ndalim? Po historia shkruan edhe për atdhetar edhe për pacifistë”, i reagon Batatina kushëririt të Xhevat Prekazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat