​Superliga e Kosovës, derbi mes Feronikelit e Prishtinës

Futboll

​Superliga e Kosovës, derbi mes Feronikelit e Prishtinës

Më: 13 mars 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustruese

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 25-të.

Ndeshja më interesante e këtij programi do të jetë mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Pas 24 ndeshjeve, Prishtina gjendet në vendin e tretë në tabelë, me 15 fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 50 pikë, tre më pak se lideri Drita, dhe një më pak se vendi i dytë Ballkani.

Në anën tjetër, skuadra e Feronikelit pas 24 ndeshjeve ka gjashtë fitore, 10 barazime dhe tetë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë, me gjithsej 28 pikë.

“Plisat” me një fitore të mundshme do të lëvizin nga pozita e tretë në të parën, me pikë të njëjta me Dritën, por me një golaverazh më të mirë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 FC Besa (10) – KF Llapi (7) (Stadiumi Shahin Haxhi-Islami)

13:00 Feronikeli (6) – Prishtina (3) (Stadiumi Rexhep Rexhepi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat