Brdariç konfirmohet në stolin e Vllaznisë

Futboll

Brdariç konfirmohet në stolin e Vllaznisë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:34
Brdariç konfirmohet në stolin e Vllaznisë

Tomas Brdariç do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Vllaznisë edhe në vazhdim. Pas diskutimeve të fundit mes trajnerit dhe drejtuesve shkodranë, është vendosur që trajneri gjerman të vazhdojë në drejtimin e skuadrës kuqeblu.

Megjithatë pavarësisht konfirmimit, e ardhmja e trajnerit është në dyshim dhe pritet kthesa e skuadrës që në ndeshjen e radhës.

“Unë nuk mund të bëj pa këta lojtarë dhe as këta pa mua. Më kanë kthyer lojtarët sepse jemi bërë një familje. U ulëm të gjithë bashkë dhe vendosëm të vazhdojmë. Të gjithë ishim të mërzitur pas humbjes por ne duam te bëjmë me te mirën pavarësisht se situata doli nga kontrolli. Do vijojmë të bëjmë më të mirën”, tha trajneri për “News24.”

Pas humbjes së Vllaznisë ndaj Bylisit, u fol për largimin e trajnerit pas një takimi mes drejtuesve dhe trajnerit, për shkak se shkodranët po kalojnë një formë shumë të dobët, por duket se gjithçka ka ndryshuar në orët e fundit dhe Brdariç do të vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë, teksa sipas tij ndikim në këtë kanë pasur lojtarët që kanë kërkuar të qëndrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat