Pirlo: Spekulimet për Ronaldon janë normale

Futboll

Pirlo: Spekulimet për Ronaldon janë normale

Më: 13 mars 2021 Në ora: 13:50
Pirlo: Spekulimet për Ronaldon janë normale

Cristiano Ronaldo është një nga ata që e kanë vuajtur më shumë eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve.

Menjëherë pas eliminimit, mediat kanë aluduar për një rikthim të mundshëm të tij te Real Madridi, apo edhe për një transferim të mundshëm te Paris Saint Germain.

Lidhur me këto spekulimeve është deklaruar tani edhe Andrea Pirlo.

“Ronaldo është mirë. Normalisht që është i zhgënjyer, ashtu si e gjithë skuadra, por është stërvitur mirë, për të luajtur nga fillimi ndaj Cagliarit. Është një nga personazhet më të rëndësishëm në këtë sport dhe zërat përreth tij janë normale në çdo kohë”, deklaroi trajneri i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat