Gjilani prezanton kryetrajnerin e ri

Futboll

Gjilani prezanton kryetrajnerin e ri

Nga: K.G. Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:22
Gjilani prezanton kryetrajnerin e ri

Skuadra e futbollit Gjilani prezanton kryetrajnerin e ri. Ai është Ismet Munishi, ish futbollist i mirënjohur dhe së fundi edhe trajner i Ballkanit. Me Munishin synojnë të përforcojnë vendin e katërt në elitën e futbollit të Kosovës, ku aktualisht kanë 33 pikë.

"Pas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe vendit të lënë bosh nga ai, sot skuadra jonë në krye të shtabit teknik ka emëruar trajnerin e mirënjohur në vend, Ismet Munishin.

Marrëveshja e konkretizuar sot në ambientet e klubit të Gjilanit, e bënë Ismet Munishin për 1 vit gjysëm si shef të shtabit teknik në skuadrën tonë.

Ismet Munishi, i cili njihet për energjinë pozitive që përçon tek futbollistët dhe përkrahjes e motivit që ju jep atyre, ai gjithashtu kishte drejtuar me mjaft sukses ekipe të ndryshme në Superligë, ku vlenë të theksohet titulli kampion me Vushtrrinë në edicionin 2013/14.

Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tijë të fundit e kishte në Suharekë, ku për dy edicione me shumë sukses kishte arritur ta drejtonte KF Ballkanin, me ç'rast skuadra e drejtuat nga ai njihej për futboll të shpejt dhe dinamik dhe duke arritur edhe në finale të kupës në edicionin e kaluar.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë", njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat