Willem II i Arijanet Muricit shënon fitore ndaj Heerenveenit

Futboll

Willem II i Arijanet Muricit shënon fitore ndaj Heerenveenit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:34
Willem II i Arijanet Muricit shënon fitore ndaj Heerenveenit

Willem II ka shënuar fitore ndaj Heerenveenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Eredivisie.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Konig Willem II Stadion” ka përfunduar me rezultatin 3:1.

Sebastien Holmen, Kwasi Wriedt dhe Che Nunnely shënuan golat e fitores për vendasit, teksa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Joey Veerman.

Te Willem II titullar ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muric, i cili zhvilloi tërë ndeshjen, teksa te Heerenveeni për 60 minuta luajti Ibrahim Dresheviq.

Willem II tani ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të, kurse Heerenveeni mbetet me 33 pikë në pozitën e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat