Nga Adriano te Messi, Thiago Silva zbulon listën e tij të 10 sulmuesve më të fortë

Futboll

Nga Adriano te Messi, Thiago Silva zbulon listën e tij të 10 sulmuesve më të fortë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 06:18
Thiago Silva

Thiago Silva, në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Chelsea-t, ka zbuluar listën e tij të 10 sulmuesve më të fortë me të cilët ka luajtur në një ekip ose i ka patur kundërshtarë.

Kylian Mbappe

“Për shpejtësinë dhe talentin”.

Didier Drogba

“Përveçse i fuqishëm, ishte edhe shumë teknik”.

Angel Di Maria

“Për teknikën dhe të majtën e pabesueshme”.

Roberto Firmino

“Është shumë i zgjuar dhe teknik. I nxjerrë mbrojtësit për shëtitje”.

Romario

“Është më i miri që kam parë ndonjëherë”.

Adriano

“Për forcën dhe të majtën e fuqishme. Është pak si Drogba”.

Zlatan Ibrahimovic

“Ai është lojtari që më ka frymëzuar mua dhe shumë persona”.

Neymar

“Ka një klas të jashtëzakonshëm dhe një zgjuarsi të jashtëzakonshme në fushë. Ajo që më befason nga ai është aftësia për të krijuar diçka nga zero”.

Cristiano Ronaldo

“E admiroj për përkushtimin, profesionalizmin dhe gjithçka ka arritur”.

Lionel Messi

“Ka cilësi të pabesueshme. Ka një dhunti që ia ka dhënë Zoti. Është edhe një  profesionist i madh, kështu që për mua është më i miri”.

“Do të kisha dashur të përfshija Ronaldo-n, Fenomenin, por nuk kam patur kënaqësinë të luaj me ose kundër tij. Përndyrshe do të ishte padyshim në këtë renditje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat