Picë dhe birra, rituali i veçantë e yllit të Premier Leagues

Futboll

Picë dhe birra, rituali i veçantë e yllit të Premier Leagues

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:35
Picë dhe birra, rituali i veçantë e yllit të Premier Leagues

Fileto pule dhe orizi janë menyja që shoqëron zakonisht futbollistët profesionistë, me alkoolin e ndaluar thuajse për të gjithë, për më shumë përpara ndeshjeve. Por, Xhemi Vardi bën përjashtim sepse mbrëmjen përpara një ndeshjeje ai ha picë dhe pi birrë (akoma më mirë kur biondja është belge).

Dhe duke e gjykuar prej më shumë se 200 golave në karrierë, për sulmuesin 34- vjeçar të Lestërit, duket se nuk paska asnjë problem.

Këtë e zbulon ish-shoku i skuadrës, Riçi de Laet, i cili luajti me “Dhelprat” për katër sezone: “Pasi erdhi të më takonte në Belgjikë, Vardi nuk arrinte të rrinte pa birrë belge dhe për shumë kohë, kur prindërit dhe shokët e mi vinin në Angli, duhet të sillnin disa arka me birra.

Një futbollist profesionist e di kur mund të pijë një birrë dhe kur jo, por Xhemi është një përjashtim fantastik, sepse një natë përpara ndeshjes ai ha vetëm picë dhe pi birrë dhe sidoqoftë nuk ka asnjë problem.

Në 2016- ën, kur theu rekordin e Nistelroit duke shënuar 11 gola radhazi në po kaq ndeshje, në hotel, një natë përpara ndeshjes së 11-të ndoqëm ritualin tonë të zakonshëm: i kërkuam shoferit të skuadrës që të na sillte një shishe ‘Porto’ dhe ta fshinte në dhomën tonë. Unë piva një gotë, ndërsa ai gjithë pjesën tjetër të shishes dhe një ditë më vonë theu rekordin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat