Kundërshtari i Shqipërisë!

Futboll

Kundërshtari i Shqipërisë!

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:46
Kundërshtari i Shqipërisë!

Nuk është vetëm Anglia skuadra më e fortë në grupin I, Shqipëria gjithashtu duhet të mposhtë konkurencën e Polonisë. Polakët kanë në sulm lojtarin me te mirë në botë, Robert Levandovski, i cili pas tripletës ndaj Dortmundit shënoi dhe ndaj ndaj Verder Bremen. 32 vjeçari është një makineri golash, teksa ka shënuar 32 gola këtë sezon në Bundesligë.

Por nuk është vetëm Levandovski. Duket se edhe sulmuesi tjetër polak, Arkadiuz Milik po gjen formën e tij më të mirë tek Marseja. 27 vjeçari shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Brest, e cila përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Marsejës. Në 5 ndeshjet e fundit Milik ka dhënuar 3 gola, duke larguar momentet negative tek Napoli.

Gjithashtu Krychoëiak është duke kaluar momentin e tij më të mirë në karrierë, ku skuadra e tij, Lokomotiva e Moskës ka fituar 6 ndeshje rradhazi. Krychoëiak ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e fundit dhe asistoi ndaj Arsenal Tulës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat