Laçi i Duros me meritë në krye!

Futboll

Laçi i Duros me meritë në krye!

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:09
Laçi i Duros me meritë në krye!

Ajo që pritej u bë realitet, falë gabimeve edhe të kundërshtarve direkt, Laçi në javën e 24-t të Kategorisë Superiore e sheh veten të udhwheqw renditjen, me meritë të plotë për atë se çfarë ka dhuruar ekipi i Shpëtim Duros deri më tani.

Të marrësh kreun është e vështirë, të dish ta ruash atë është edhe më e vështirë. Mjafton të përmendet rasti i Vllaznisë që edhe pse kryesonte me 10 pikë distancë, tanimë është 2 pikë prapa vendit të parë. Kështu kurbinasit i pret një kalendar tepër i vështirë, ndeshje që do të tregojne forcën reale të kësaj skuadre.

Gjithçka do të nisë me Tiranën një duel që shpesh bardhezinjtë edhe faktori fushë nuk i ka ndihmuar. Sidoqoftë ndalesa e kampionatit për shkak se nisin elemintoret e Botërorit vjen si një bonus për  ekipin e Shpwtim Duros. Bardhezintjë do të kenë mundësi të rikuperojnë forcat dhe të analizojnë rivalët me qetësi. Kur gjithçka të rinisë, kurbinasit duhet të përgatisin me kujdes sfidat ndaj Teutës dhe Vllaznisë.

Fakti që titulli nuk ishte objektiv i kurbinasve i bën ata të jenë më të qetë dhe tashmë falë edhe rezultateve që kanë siguruar, vetëbesimi për të shkuar përtej parashikimeve është edhe më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat