Marleku: Jam shumë i lumtur për grumbullimin tek Kosova U-21, do ta japë maksimumin për shtetin tim

Futboll

Marleku: Jam shumë i lumtur për grumbullimin tek Kosova U-21, do ta japë maksimumin për shtetin tim

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:58
Mark Marleku

Futbollisti shqiptar, Mark Marleku i cili aktivizohet tek klubi zviceran, SC Kriens ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U-21, Michael Nees për ndeshjet e muajit mars.

Kosova U-21 do t’i luajë dy ndeshje miqësore ndaj Katarit në muajin mars, si përgatitje para ndeshjeve kualifikuese për evropianin 2023.

Sulmuesi, Mark Marleku shprehet tepër i lumtur dhe është i gatshëm për të dhënë maksimumin me “Dardanët”.

“Jam shumë i lumtur për ftesën dhe gjithë jam i gatshëm ta japë maksimumin për Kosovën. Sa i përket formës, ndihem momentalisht shumë mirë edhe jam duke luajtur rregullisht. Jam i bindur se do t’ia kthejë me performancë të mirë besimin e trajnerit kombetarës”, tha fillimisht Mark Marleku.

Ai potencoi se akoma nuk ka biseduar me trajneri e ri të Kosovës U-21, megjithatë thotë se do të njoftohen në Doha të Katarit, ndërsa i premtoi se do t’i tregojë kualitetet me përformanca të mira për shtetin e tij.

“Jo hala s’kemi biseduar me trajnerin, por besoj që sigurisht gjatë javës në Katar, kemi mundësinë me u njoftu më mirë dhe me bisedu me trajnerin, pasi e foli edhe gjuhën gjermane perfekt. Jam shum i motivuar për këtë grumbullim dhe dua t’i tregojë kualitetet dhe vlerat e mija për kualifikimet për Europë me gjeneratën tonë”, përfundoi Marleku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat