Daily Mail: Arsenali synon që me çdo kusht të nënshkruajë me norvegjezin

Futboll

Daily Mail: Arsenali synon që me çdo kusht të nënshkruajë me norvegjezin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:40
Daily Mail: Arsenali synon që me çdo kusht të nënshkruajë me norvegjezin

Skuadra e Arsenalit synon që t’i sigurojë shërbimet e norvegjezin Martin Odegaard, raporton “Daily Mail”.

Odegaard është i huazuar në janar të këtij viti në Londër nga Real Madrid, derisa në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për “Topçinjtë” e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta.

Mikel Arteta synon që ta mbajë lojtarin në klub sidomos pas paraqitjeve të fundit ku 22-vjeçarit.

Mesfushori ka pasur ndikim të madh që prej ardhjes së tij në Arsenal.

Në tetë paraqitje me Arsenalin i ka realizuar dy gola.

Odegaard në vitet e fundit ka qenë i huazuar nga Real Madridi në skuadra si Real Sociedad, Vitesse dhe Heerenveen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat