Dallku një premtim të madh për tifozët e Dukagjinit: Tregon synimin kryesor

Futboll

Dallku një premtim të madh për tifozët e Dukagjinit: Tregon synimin kryesor

Më: 17 mars 2021 Në ora: 10:20
Armend Dallku

Mesjave është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll, ku sot na pret një ndeshje mjaftë interesante ku do të përballen mes vete skuadra e Dukagjinit nga Klina dhe Drenica.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Media e ka kontaktuar edhe kryetrajnerin e Dukagjinit, Armend Dallkun, i cili ka folur për ndeshjen dhe objektivin e klubit.

Sipas Dallkut, skuadra e tij nuk ka presion për  rezultat dhe se do luajnë qetë kundër Drenicës.

“Ndeshje me rendësi për ne, pavarësisht rangut të garave që bëjmë dy ekipet. Unë kam besim tek futbollistët e mi që do të bëjmë ndeshje të mirë dhe do të japim gjithçka për të kaluar tutje, e presim ndeshjen me qetësi dhe nuk kemi presion për rezultat”, tha Dallku.

Dukagjini është duke luftuar për inkuadrim n Superligën e Kosovës, dhe sipas kryetrajnerin vushtrrias synimi i tij kryesor është kalimi në Superligë.

“Synimi kryesor i Dukagjinit, por edhe i imi personal është që të inkuadrohemi në Superligën e Kosovës në futboll”, shtoi më tej Dallku.

Ish-trajneri i Prishtinës ka edhe një premtim për tifozët e klubit.

“Tifozëve ju premtojmë që do ta bëjmë më të mirën e mundshme si në Kupë si në kampionat do te mundohemi që të jemi konkurrues në dy frontet mirëpo e thash më lartë që primare është për ne inkuadrimi në Superligë ndjej keqardhje që tifozët nuk po janë prezent në stadium mirëpo ne si klub e ndjejmë ngrohtësinë e tyre në çdo moment për atë edhe kemi dëshirë të ju dhurojmë momente gëzimi”, përfundoi Dallku.

Dukagjini – Drenica zhvillohet nesër (e mërkurë) në stadiumin “18 Qershori” në Klinë me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat