Dukagjini shkakton senzacion, rrëzon Drenicën

Futboll

Dukagjini shkakton senzacion, rrëzon Drenicën

Nga: K.G. Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:58
Dukagjini shkakton senzacion, rrëzon Drenicën

Dukagjini nga Klina shkakton senzacion, duke e eliminuar Drenicën nga Skenderaj.

Skuadra nga Klina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi që e mposhti me rezultat minimal 1:0 Drenicën, në takimin që u zhvillua në Klinë.

Autor i golit është Jeton Dushi në minutën e 76-të. 

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, po dëshmohet gjithnjë e më i mirë si trajner, duke e dërguar ekipin në mesin e katër skuadrave më të mira të Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat