Torino merr fitoren e parë në shtëpi

Futboll

Torino merr fitoren e parë në shtëpi

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:11
Torino merr fitoren e parë në shtëpi

Zgjohet Torino, që merr një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e prapambetur ndaj Sassuolos, 3-2 me përmbysje dhe del përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes, duke parakaluar Cagliarin.

Miqtë nga Regio-Emilia e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të kapitenit Domenico Berardi, duke dhënë idenë se Torino do të shkonte drejt një tjetër disfate.

Megjithatë skuadra “granata” reagoi mjaft mirë në pejsën e dytë dhe pati për protagonist sulmuesin italian Simone Zaza, që erdhi nga pankina e dërgoi tre herë topin në rrjetë, ndonëse njëri iu anulua për pozicion jashtë loje.

Sulmuesi rihapi ndeshjen në minutën e 77’ dhe shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë, teksa ndërmjet dy golave të tij, ishte mesfushori Mandragora që riktheu baraspeshën pas një rrëmuje në zonë.

Kjo ishte fitorja e katërt sezonale e Torinos, por njëkohësisht e para e arritur në shtëpi, pasi tre të tjerat i kishte marrë në transfertë, ndërsa tani skuadra “granata” ngjitet në kuotën e 23 pikëve, një më shumë se Cagliari që kompleton treshen e zonës së ftohtë.

Vlen të theksohet se Torino ka edhe një ndeshje për të rikuperuar, atë në transfertë ndaj Lazios, ndaj gara për mbijetesën është bërë mjaft interesante, pasi janë rreth 5 skuadra që do të luftojnë deri në fund për të shmangur rënien në Serinë B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat