Konfirmohet mungesa e sigurtë e Manchester United në takim ndaj Milanit

Futboll

Konfirmohet mungesa e sigurtë e Manchester United në takim ndaj Milanit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:39
Konfirmohet mungesa e sigurtë e Manchester United në takim ndaj Milanit

Manchester United kërkon kualifikimin në çerekfinalet e Europa League, por përballë ka Milanin. Dy ekipet e njohura luajnë takimin e dytë mes tyre nesër në mbrëmje (21:00) në stadiumin “San Siro”.

Sfida e parë që u luajt në “Old Trafford”, përfundoi në barazim 1-1, teksa trajneri Ole Gunnar Solskjaer preku disa tema gjatë prononcimit për mediat.

“Mendoj se kam luajtur vetëm njëherë në ‘San Siro’, ishte një ndeshje miqësore. Unë isha mbi të gjitha një spektator që shikonte… Po flasim për një stadium fantastik me një histori të madhe mbi supe. Është  një vend mahnitës për të luajtur kur stadiumi është i mbushur me tifozë.

Fatkeqësisht, ne do të luajmë në një atmosferë tjetër. Sonte do të njihemi me fushën, djemtë do të bëjnë aty një shëtitje të vogël për të krijuar një ide se në çfarë stadiumi do të luajmë.

Mungesat? Martial është mungesë e sigurt, për të tjerët nuk kemi vendosur akoma. Të gjithë janë stërvitur dje, njësoj edhe sot por do të vendosim nesër se kush mund të luajë.

Dalot? Plani ynë ka qenë që ta kemi gjithmonë në formë, pasi te ne nuk ka qenë shpeshherë i tillë. Për momentin po luan në një klub të madh, por është lojtari ynë dhe duam ta kthejmë pas“, theksoi Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat