Milik: Napoli më lëndoi

Futboll

Milik: Napoli më lëndoi

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:07
Milik: Napoli më lëndoi, Juve?

Katër gola në shtatë ndeshje midis Ligue 1 dhe Kupës së Francës, më në fund ka rigjetur besimin në vetvete. Arkadiusz Milik tashmë po lënë gjurmët e tij në radhët e Marseille, një klub që ka ndërruar trajnerin, detyrë të cilën po e bën Sampaoli, si dhe presidentin (është zgjedhur Longoria).

Sulmuesi polak dha një intervistë për “L’Equipe”, teksa foli edhe përvojën te Napoli, ku kishte arritur një pikë pa kthim.

“Në Napoli isha në një situatë të çuditshme. Verën e kaluar, drejtuesit më thanë: Ose rinovo ose largohesh. Doja të luaja në një skuadër tjetër. Në janar mora propozimin nga Marseja, klubi që doja më shumë. Mendova se mund të ishte një mundësi e shkëlqyer.

Nuk mundtë prisja deri në verë, edhe pse do të kisha mundësi për të zgjedhur një klub të madh. Të qëndroja një vit jashtë, do të ishte shumë. Isha i lënduar, sepse lojtarët e tjerë të cilëve u skadonin kontratat si mua dhe muk kishin pranuar të rinovonin po luanin.”

Një situatë e komplikuar në hijen e Vezuvit, e zgjidhur me shitjen në janar në Ligue 1.

“Në Napoli isha i lënë mënjanë, mendova të përqendrohesha në të ardhmen time. Ka shumë lojtarë në të njëjtën situatë si unë: për shembull Alaba që nuk do të rinovojë, megjithatë vazhdon të luajë te Bayerni, duke dhënë 100%. Preferoj të mos flasim më për këtë, tani po mendoj vetëm për Marsejën”.

Muajt ​​e fundit është folur shumë për Juventusin si hipotezë për Milikun, i cili nuk e përjashton plotësisht mundësinë që në të ardhmen të vishet me ngjyrat bardhezi.

“Juventusi? Sigurisht, kam ëndrra dhe aspiroj të luaj në skuadrat më të mira në botë. Mënyra për të arritur sukses është të japësh maksimumin çdo ditë që të mund të përmirësohesh. Në futboll, dy muaj janë shumë dhe dy vjet akoma më shumë. E kam nisur futbollin profesionist 10 vjet më parë, tani jam 27 vjeç, mund të them se jam një lojtar ndryshe nga sa isha atëherë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat