Zyrtare: Mësohet data kur do të luhet El Clasico

Futboll

Zyrtare: Mësohet data kur do të luhet El Clasico

Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:51
Lionel Messi dhe Luka Modric

El Clasico konsiderohet si një nga ndeshjet më të mëdha në botën e futbollit dhe ajo është shumë afër.

Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë ndaj njëra tjetrës të shtunën e 10 prillit.

Gara në La Liga këtë sezon është mjaftë interesante dhe kjo ndeshje do të tregojë shumë gjëra.

Real Madrid janë në garë edhe për Ligën e Kampionëve, ndërsa Barcelona ka përqendruar gjithë forcat e saj në La Liga.

Megjithatë, lider vazhdon të mbetet Atletico Madrid me 63 pikë, katër më shumë se Barcelona, ndërsa gjashtë më shume se Los Blancos.

El Clasico do të zhvillohet nga ora 21:00 dhe mungesë e madhe pritet të jetë ajo e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat