Java e 13-të mirëpret klasiken Tirana-Vllaznia

Futboll

Java e 13-të mirëpret klasiken Tirana-Vllaznia

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:42
Java e 13-të mirëpret klasiken Tirana-Vllaznia

Kampionati i femrave do të rikthehet këtë të shtunë në fushë, me javën e 13-të që do të luhet e ndarë në dy ditë.

Java do të hapet me sfidën Tirana AS – AAS. Kryeqytetaset vijnë pas fitores së derbit në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë kundër të kuqeve të Partizanit dhe do të tentojnë fitoren e dytë radhazi me fillimin e kësaj fazë të dytë. Ndërkohë, shkodranet e AAS, pas fitores minimale në Bilisht, luajnë për të fituar tre pikët në një sfidë mjaft delikate. Ndeshja do të zhvillohet në ora 11:30 në kryeqytet.

Po këtë të shtunë, Partizani do të udhëtojë drejt Shkodrës, ku do të përballen me Juban Danjën e vendit të pestë, në një sfidë ku të dyja ekipet do të luajnë për fitore, duke filluar nga ora 13:00.

Kryesfida e javës do të luhet në kryeqytet, në ndeshjen klasike, ku Tirana do të presë shkodranet e Vllaznisë. Tirana do të tentojë t’i rrëmbejë tre pikët kampioneve, të cilat deri më tani nuk kanë lëshuar asnjë pikë, duke i fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit.

Tre sfidat e tjera të javës do të luhen ditën e hënë. Lushnja do të presë në shtëpi bregdetaret e Teutës, në një ndeshje që parashikohet shumë e luftuar nga të dyja skuadrat. Ekipet vijnë pas disfatave në javën e 12-të të kampionatit, ku Lushnja u mund me rezultatin e thellë 8-0 në Shkodër ndërsa bregdetarët u mundën në shtëpi nga ekipi tjetër shkodran i Juban Danjës. Ndeshja do të nisë në ora 11:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Apolonia do të sfidojë në stadiumin “Loni Papuçiu” Bilisht Sportin, një ndeshje e lehtë në letër për fieraket e vendit të dytë, që janë pesë pikë larg vendit të parë. Sfida mes këtyre dy skuadrave do të startojë në ora 13:00.

Java e 13-të do të mbyllet me ndeshjen Skënderbeu-Kinostudio, një sfidë mjaft emocionuese që do të luhet në Korçë duke filluar nga ora 14:00.

20/03/2021 Tirana AS – AAS ora 11:30

20/03/2021 Juban Danja – Partizani  ora 13:00

20/03/2021 Tirana – Vllaznia ora 13:00

22/03/2021 Lushnja – KF Teuta ora 11:00

22/03/2021 Apolonia – Bilisht Sport ora 13:00

22/03/2021 Skënderbeu – Kinostudio ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat