Tuchel: Mund të pyesni në Torino

Futboll

Tuchel: Mund të pyesni në Torino

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:42
Tuchel: Mund të pyesni në Torino

Pak orë pasi që e kuptuan kundërshtarin e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri i Chelsea-t Thomas Tuchel ka folur për media, para ndeshjes në kuadër të Kupës FA kundër Sheffield United.

Pas ndeshjes në fazën e eliminatorëve kundër Atletico Madrid, Chelsea tani do të përballet kundër skuadrës së Portos në çerekfinale, short ky i lehtë për londinezët.

Kështu, Tuchel reagoi rreth shortit duke treguar që nuk dëshironte përballje angleze.

“Para së gjithash, jam i lumtur që do kemi përballje ndërkombëtare, dhe jo një kundër skuadrave angleze, për këtë gjë është Liga e Kampionëve”, tha Tuchel.

“Ne kemi ndeshjen e kthimit në shtëpi, gjë kjo e mirë pasi që të jep avantazh ta përfundosh këtë përballje si vendas. Sigurisht, shumë njerëz janë duke menduar që ne jemi favoritë kundër Portos, por kjo nuk na ndihmon. Mund të pyesni në Torino, ajo gjë mund të ju ndihmoj”, shtoi tekniku gjerman.

Chelsea do të zhvilloj ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve si mysafir të Portos, ku nga shumë media dhe analistë, “Blutë” e Londrës shihen si favoritë në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat