Ekipi i Ismajlit bind edhe Mancinin

Futboll

Ekipi i Ismajlit bind edhe Mancinin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:37
Ekipi i Ismajlit bind edhe Mancinin

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka bërë publike paraditen e sotme listën e plotë të futbollistëve që do të grumbullohen në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që do të luhet në Katar.

Italia do të luajë në 25 mars ndaj Irlandës së Veriut, në 28 mars ndaj Bullgarisë dhe në datën 31 ndaj Lituanisë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Mancini kishte një surprizë mjaft të bukur, teksa pas 85 vitesh është thirrur një lojtar i Spezias. Bëhet fjalë për Matteo Ricci, i cili është bashkëlojtar i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Ismailit, të cilët po kalojnë një formë mjaft të mirë në Seria A.

Lojtari i fundit i thirrur nga Spezia ishte Luigi Scarabello, i cili bëri debutimin e tij me fanellën e kaltër në vitin e largët 1936.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat