Marotta lë spitalin dhe kthehet në shtëpi

Futboll

Marotta lë spitalin dhe kthehet në shtëpi

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:13
Marotta lë spitalin dhe kthehet në shtëpi

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, më në fund është kthyer në shtëpi. Menaxheri zikaltër doli sot nga spitali, ku ishte shtruar, pak jashtë Milanos. Marotta ishte hospitalizuar në “Istituto Humanitas” prej mbi një jave, për t’u ndjekur në vijimësi nga mjekët, pasi rezultoi me Covid-19 në datën 25 shkurt.

Ndërkohë, situata me infeksionin është shqetësuese tek Interi, sepse De Vrij dhe Vecino, gjithashtu, rezultuan pozitivë së fundi. Më herët, në fillim të kësaj jave, të infektuar rezultuan edhe D’Ambrosio me Handanovic.

Gjithsesi, një psherëtimë lehtësimi duket te kryesuesit e Serie A.

Përveç kthimit të Marotta në shtëpi, kishte vetëm një rast të ri pozitiviteti në grupin zikaltër. Tamponët e kryer dje nuk regjistruan raste të mëtejshme dhe rreziku i një shpërthimi duket se është shmangur, pas izolimit të D’Ambrosio, Handanovic, De Vrij dhe Vecino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat