Senzacion, Besa mposht Feronikelin 

Futboll

Senzacion, Besa mposht Feronikelin 

Nga: K.G. Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:05
Besa

Futbollit nuk do të ishte aq i bukur sikur mos të kishte befasi, sot në fushën  “Tahir Vokshi” në Brestovik, Besa shkakton befasi duke e mposhtur me rezultat 2:1 Feronikelin nga Drenasi.  

Në minutën e 15-të, Ardi Tahiri për bukuri vepron dhe shënon për 1:0. Feronikeli barazon në minutën e 28-të, përmes Marko Simonovski, që godet për bukuri me kokë.

Në minutën e 39-të, Ardit Tahiri shënoi golin e dytë të tij, kësaj radhe nga penalltia dhe 2:1 për Besën.

Besa është në fund të dhjetë me 10 pikë dhe Feronikeli i gjashti me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat