Duro pas humbjes çuditë, ja çfarë thotë për Feronikelin

Futboll

Duro pas humbjes çuditë, ja çfarë thotë për Feronikelin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:24
Duro pas humbjes çuditë, ja çfarë thotë për Feronikelin

Befasia e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll ka ndodhur në stadiumin në Brestovik të Pejës.

Besa ka arritur të fitojë takimin kundër Feronikelit në shtëpi pas një kohe të gjatë.

Pejanët triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj “Industrialistëve” që vinin pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Drenasit, Klodian Duro përkundër humbjes dhe diferencës së pikëve në tabelë me zonën e kuqe ka thënë se ata nuk do të luftojnë për mbijetesë.

Duro ka shtuar se kjo humbje erdhi si pasojë e orarit të ngjeshur.

“Nuk futemi në luftën për mbijetesë. E dimë gjithë se çfarë ekipi ka Feronikeli. E kemi parë në kampionat. Vinim nga dy përballje të forta ndaj Prishtinës në ligë dhe në Kupë. Ndikoi orari i ngjeshur. Duhet të merrnim maksimumin, provuam gjithçka por, përballë gjithçkaje, nuk ia arritëm. E uroj Besën.

Organeve ia lë ta gjykojnë çdo gjë që organizon në Kampionatin e Kosovës. Kanë komisione që verifikojnë çdo gjë. Nuk dua të merrem me penallti. Kam shumë punë me ekipin, kemi treguar futboll evropian. Do ta vazhdojmë rrugën tonë. Objektivi është që të vazhdojmë të jemi një klub që kërkon të fitojë trofe”, ka thënë pas ndeshjes Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat