Ironia e shortit të Championsit

Futboll

Ironia e shortit të Championsit

Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:39
Ironia e shortit të Championsit

Në javën e dytë të prillit do të luhet një pjesë e rëndësishme e sezonit të Realit të Madridit.

Aktualisht është 6 pikë nga Atletiko dhe nesër do të luajë kundër Selta Vigos, pastaj me Eibarin. Rezultati i këtyre dy ndeshjeve do të jetë i rëndësishëm. Më vonë do të jetë java vendimtare në La Liga dhe në Champions.

Fillimisht do të luhet ndeshja ndaj Liverpulit në datat 6 ose 7 prill. Reali do të jetë pritëse, por nuk dihet nëse do të luhet në Spanjë apo në ndonjë vend tjetër, por pak rëndësi ka kjo.

Për pak ditë, do të luhet ndeshja kundër Barcelonës në kampionat, në luftën për titullin kampion. Zidan do ta ketë ta pamundur që të bëjë  rrotacion në këto sfida, ndërsa në datat 13-14 prill do të jetë sërish dueli i kthimit me Liverpulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat