Julian Nagelsmann mes Tottenham-it dhe Serise A

Futboll

Julian Nagelsmann mes Tottenham-it dhe Serise A

Më: 21 mars 2021 Në ora: 06:45
Julian Nagelsmann

Emri i Julian Nagelsmann është një nga më të përfolurit për të marrë vendin e Mourinho-s te Tottenham-i.

Nëse shtypi anglez e jep gjermanin si trajnerin e ardhshëm të Spurs, ai italian flet për një transferim në Serinë A të trajnerit të Leipzig.

Sipas La repubblica, në fakt, në krye të listës së emrave të trajnerëve që po ndiqen nga Roma për kampionatin e ardhshëm duket se është edhe ai i Nagelsmann.

Ëndrra e verdhekuqve mbetet gjithmonë Massimiliano Allegri, por Nagelsmann mund të fitojë pozicione në këto javë të fundit.

Nuk përjashtohet as mundësia që Fonseca të qëndrojë në drejtim të Roma-s, veçanërisht nëse do të arrijë të kualifikohet në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat