Zidane: Nuk e kuptoj si Franca nuk e merr Benzema

Futboll

Zidane: Nuk e kuptoj si Franca nuk e merr Benzema

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:49
Zidane: Nuk e kuptoj si Franca nuk e merr Benzema

Karim Benzema vazhdon të jetë njeriu kryesor te Real Madrid, teksa edhe në ditën e djeshme shënoi dy herë në triumfin në kampionat të Real Madrid 1:3 ndaj Selta Vigos.

Ishte goli numër 11 i francezit në 10 ndeshjet e fundit, ndërsa pas sfidës, trajneri Zinedin Zidane që është edhe njeriu që i beson më së shumti Benzemas, theksoi se nuk e kupton si kokbëtarja e Francës nuk e grumbullon, shkruan Vipsport.

“Për ne flitet shumë, por jemi gjallë dhe kjo është e rëndësishme. Kombëtaret? Për një trajner fakti që lojtarët largohen dhe nuk pushojnë, nuk është më e mira.

Sa i përket Benzema, nuk e kuptoj si një sulmues si ai nuk është i grumbulluar për Francën. Gjithsesi, për mua është më mirë kështu”, u shpreh Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat