Ndreu kërcënon

Futboll

Ndreu kërcënon

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:25
Ndreu kërcënon

Një humbje me gol të pësuar në minutat shtesë djeg edhe më shumë dhe kjo ka ndodhur edhe me trajnerin e Kastriotit Ramadan Ndreu, që u shfaq mjaft i zhgënjyer në përfundim të ndeshjes dhe shprehu rezerva për arbitrimin.

“Marrja e golit në minutat e fundit dhemb jo pak, por mua më vjen shumë keq që nuk na jepet penallti. Është e njëjta situatë si në Shkodër, kur bëhet faull në zonë ndaj lojtarit tonë dhe nuk na jepet penalltia. Nuk ja vlen ta diskutojmë pas ndeshjes, s’ja vlen të shkatërrojmë nervat.

Arbitrat duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë fund kampionatit se penalizojnë skuadrat. Nga ana tjetër edhe lojtarët nuk e kuptojnë që loja mbaron kur bie bilbili. Golin e pësuam nga shpërqendrimi”, u shpreh tekniku krutan.

Ndreu kërcënoi publikisht se do të braktisë pankinën nëse “i hahet haku” në transfertën ndaj Bylisit, teksa shprehu rezerva edhe për mënyrën e festimit të shkodranëve.

“Nuk kam frikë fare për afrimin e Bylisit dhe po jua them publikihst, që në se na hanë hakun në Ballsh, do të largohem nga pankina në mes të lojës. Unë dua vetëm të mos na hanë hakun. Më erdhi keq edhe për mënyrën e festimit të lojtarëve të Vllaznisë, që erdhën e na provokuan te pankina. Ata ishalla shkojnë lart e më lart, por kampionatin do ta fitojnë vitin tjetër…”, deklaroi Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat