Hertha befason 'Aspirinat'

Futboll

Hertha befason 'Aspirinat'

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:05
Hertha befason 'Aspirinat'

Hertha e Berlinit zhvilloi një pjesë të parë fantastike ndaj Bayer Leverkusenit, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0, sukses që e katapulton nga vendi i parafundit në të 14-tin në Bundesligë, megjithatë rreziku i rënies një kategori më poshtë mbetet evident.

“Aspirinat” u ndëshkuan ende pak ngrohur muskujt (3’) me Zeefuik, që e çoi topin në rrjetë i shërbyer nga Lukebakio. Në minutën e 26-të vendësit realizuan të dytin me Cunhan, ndërsa 7 minuta më vonë ishte radha e Cordobas për ta dërguar topin në rrjetë.

Mjaftoi ky fillim i pabesueshëm i lojës për Herthan e Berlinit, që diti ta administronte epërsinë e trefishtë për më shumë se 60 minuta lojë, duke I shkaktuar Leverkusenit humbjen e dytë radhazi dhe të tretën në katër sfidat e fundit në kampionat.

Fitore me shumë peshë për mbijetesën në Bundesligë mori edhe Mainzi, që iu imponua 1-2 në Hoffenheimit, me rezultatit përfundimtar të vendosur që në pjesë ne parë. Miqtë zhbllokuan takimin me Glatzel pa u mbushur një minutë lojë, por kundërpërgjigjja e futbollistëve të Hoffenheimit erdhi në të 39-tën me Beou. Ekuilibri i vendosur në rezultat u prish shumë shpejt, pasi në të 41-tën realizoi golin e dytë për Mainzin Kohr.

Gjatë pjesës së dytë nuk pati ndryshim rezultati, me vërshëllimën e trefishtë të kryesorit që sanksionoi fitoren e Mainzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat