Zeka shënon golin e parë me Austria Vjenën

Futboll

Zeka shënon golin e parë me Austria Vjenën

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:01
Zeka shënon golin e parë me Austria Vjenën

Ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zeka, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin austriak.

22-vjeçari që u transferua në afatin e dimrit te skuadra e Austria Vjenës, sot e shënoi golin e parë me fanellën vjollcë.

Zeka u fut në fushë në minutën e 58-të të takimit, teksa i mjaftuan 20 minuta, për të gjetur rrugën e rrjetës, në humbjen 3-5 që skuadra e tij e pësoi.

Kjo ishte ndeshja e katër në kampionat për shqiptarin me fanellën e Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat