Gjysmëfinalja në FA Cup: Chelsea – Manchester City, Leicester – Southampton

Futboll

Gjysmëfinalja në FA Cup: Chelsea – Manchester City, Leicester – Southampton

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:21
Gjysmëfinalja në FA Cup: Chelsea – Manchester City, Leicester – Southampton

Chelsea do të përballet me Manchester City, ndërsa Leicester City do të ballafaqohet me Southamptonin në gjysmëfinale të FA Cup.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në stadiumin Wembley në Londër, më 17 dhe 18 prill.

Chelsea, i cili është tetë herë fitues i këtij trofeu, e mposhti Sheffieldin 2:0 të dielën për ta siguruar një vend në gjysmëfinale.

Leicesteri, i cili ende nuk e ka shijuar këtë titull pas katër disfatave në finale, e meritoi një vend në mesin e katër më të mirëve duke e mposhtur 3:1 Manchester Unitedin.

Finalja do të luhet po ashtu në Wembley më 15 maj.

Finalja mund të zhvillohet në praninë e 20.000 tifozëve për shkak se është propozuar si njëra nga ngjarjet ku duhet të testohet kthimi i turmave të mëdha në ngjarje në Britani të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat