Trajneri i Lituanisë: Kosova ka ekip të fortë, do të jetë përballje e vështirë

Futboll

Trajneri i Lituanisë: Kosova ka ekip të fortë, do të jetë përballje e vështirë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:41
Bernard Challandes

Sot (e mërkurë) me fillim nga ora 20:45, përfaqësuesja e Lituanisë do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Dardanëve, Bernard Challandes, e konfirmoi mbrëmë se për ndeshjet kundër Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës, do të jetë pa shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani, kurse në anën tjetër Valdas Urbonas, i cili është trajner i Lituanisë, e ka konfirmuar se në këtë ndeshje do të mungojë Paul Golubick.

Po ashtu, para ndeshjes me Kosovën, trajneri Urbonas u pyet rreth Dardanëve, ku tregoi që skuadra e tije do ta cilësojë këtë ndeshje të vështirë, pavarësisht faktit që është miqësore.

“Kosova ka ekip të fortë, do të jetë një përballje e vështirë, por ne i kemi objektivat tona që dëshirojmë t’i arrijmë, zhvillojmë ndeshje të dielën kundër Zvicrës, kurse kundër Kosovës do kërkojmë ti arrijmë qëllimet tona”, ka thënë trajneri i Lituanisë.

Njëherësh, në konferencë për media foli edhe portieri Tomas Svedkuskas, i cili tregoi se edhe pse është miqësore, skuadra e tij duhet të tregojë seriozitet.

“Pavarësisht që kjo nuk është ndeshjes zyrtare, trajneri na ka thënë që nuk ka miqësore dhe do të luftojmë vetëm për fitore. Skuadra e Kosovës është e mirë, ka lojtar shumë të mirë që luajnë në Bundesligën gjermane dhe në Serie A, nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ne”, është shprehur portieri.

Kosova do të nisë vitin 2021 me miqësoren kundër Lituanisë, kurse më pas do të vazhdojë me përballje kundër Suedisë dhe Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat