Këto janë pozitat e Kosovës dhe Lituanisë në ranglistën e FIFA-s

Futboll

Këto janë pozitat e Kosovës dhe Lituanisë në ranglistën e FIFA-s

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:55
Këto janë pozitat e Kosovës dhe Lituanisë në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshje miqësore, para dy dueleve të rëndësishme me Suedinë dhe Spanjën.

Kosova sonte do të përballet me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Kosova gjendet më mirë se mysafirët lituanezë në ranglistën e FIFA-s.

Kosova pozicionohet në pozitën e 117-të – Lituania në pozitën e 129-të.

Forma nga 5 ndeshjet e fundit: Kosova ka një fitore, një barazim dhe tri humbje – Lituania ka dy barazime, dy fitore dhe një humbje.

Të dy skuadrat synojnë fitore në këtë test para ndeshjeve që kanë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat