Ja çfarë zgjedh Ibrahimoviç para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Ja çfarë zgjedh Ibrahimoviç para ndeshjes me Kosovën

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:33
Ja çfarë zgjedh Ibrahimoviç para ndeshjes me Kosovën

Zlatan Ibrahimoviç ka zgjedhur ta bartë numrin 11 në fanellën e Kombëtares së Suedisë, pas kthimit nga pensionimi, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës këtë muaj, përfshirë kundër Kosovës.

Suedia do ta nisë fushatën kualifikuese për Botërorin 2022 sonte si nikoqire e Gjeorgjisë, dhe sulmuesi i Milanit pritet ta bëjë rikthimin e shumëpritur në kombëtare gjatë këtij takimi.

Të dielën e ardhshme, më 28 mars, Ibrahimovici dhe Suedia do ta zbarojnë në Prishtinë për t’u përballur me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo do të jetë përballja e parë e Suedisë me Kosovën në një ndeshje garuese dhe vizita e parë e yllit Ibrahimoviç në kryeqytetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat