Katër lojtarë të prekur me koronavirus

Futboll

Katër lojtarë të prekur me koronavirus

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:33
Katër lojtarë të prekur me koronavirus

Asnjë risi nga tamponët dhe ky përbën që tani një lajm të mirë për Interin.

Nuk i janë shtuar, pra, raste të reja pozitive D’Ambrozios, Handanoviçit, Vesinos dhe De Vrajit, të prekur javën e kaluar (kur Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit të Milanos, për të treguar kujdes, bllokoi aktivitetin sportiv për pesë ditë, duke shtyrë ndeshjen me Sasuolon) dhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit.

Antonio Konte dhe lojtarët e mbetur në Milano, përtej atyre të larguar me kombëtaret dhe Lautaros, Vidalit e Sançezit të cilët nuk kanë udhëtuar për shkak të shtyrjes së ndeshjeve të grupit të Amerikës së Jugut, mund të përgatiten kështu të stërviten mirë dhe të përgatisin rinisjen e kampionatit, me transfertën e Bolonjës të programuar për të shtunën 3 prill.

Pas kësaj do të luhet ndeshja e shtyrë me Sasuolon (të mërkurën 7 prill, në orën 18:45), Inter-Kaljari (më 11 prill, 12:30), Napoli-Inter (18 prill, 20:45), Specia-Inter (21 prill, 20:45) dhe Inter-Verona (25 prill, 15:00), për të mbyllur ndeshjet e muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat