Dardanët sfidojnë Ibrën

Futboll

Dardanët sfidojnë Ibrën

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:37
Zeneli

Kosova do të nisë mbrëmjen e sotme rrugëtimin për në Katar 2022, teksa pret në shtëpi Suedinë. Një takim i vështirë për Dardanët, të cilët gjithsesi në shtëpi do të kërkojnë maksimumin për ta nisur fushatën eliminatore me këmbën e duhur.

Ndërkaq, nga kampi i kundërshtarëve është edhe një si Zllatan Ibrahimoviç, i cili kërkon vëmendje të veçantë nga reparti defensiv i të besuarve të trajnerit Bernard Shaland. Ndërkohë, në konferencë për shtyp, Arbër Zeneli që është aktivizuar në të kaluarën me grupmoshat suedeze, thekson se për të është një sfidë e veçantë, ndërsa shton se Ibra është idhull për të.

“Normal që është një ndeshje speciale për mu sepse kam luajtur për Suedinë prej që jam 15 vjeç, por unë shikoj veç për fitore dhe e kam gjet mënyrën time për me luajtur. Ne shkojmë në këtë ndeshje vetë për tre pikë.

Është një mundësi e mirë. Kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë. Ibra është idhull për mua”, u shpreh Zeneli..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat