Pak orë para ndeshjes me Anglinë

Futboll

Pak orë para ndeshjes me Anglinë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:33
Pak orë para ndeshjes me Anglinë

Pak orë para ndeshjes me Anglinë!

Ku kanë mbetur vetëm pak orë nga fillimi i sfidës Shqipëri-Angli, e vlefshme për fushatën Kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, në kryeqytet ndihet atmosfera e kësaj supersfide.

Rreth stadiumit “AIR Albania” shihet qartë që qytetarët janë mbledhur duke konsumuar diçka në baret përreth stadiumit, por ajo që bën problem është distancimi social, ku në këto pamje shihet qartë se nuk ka asnjë respekt minimal dhe elementar të masave antiCOVID.

Vlen të theksohet se Kombëtarja shqiptare do të luajë me dyer të mbyllura sfidën ndaj “Tre Luanëve” me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat