Aliti tregoi si ishte ndjesia e lojës kundër Suedisë

Futboll

Aliti tregoi si ishte ndjesia e lojës kundër Suedisë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:05
Aliti tregoi si ishte ndjesia e lojës kundër Suedisë

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Suedinë.

Kosova humbi me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime të Botërorit 2022

Aliti pas ndeshjes tha se nuk u shfrytëzuan disa raste në fillim të takimit, pasi po të shënonte Kosova në fillim do të ishte ndryshe.

“Besoj se ishte një ndeshje kolektivisht e vështirë. Taktikisht Suedia luajti shumë mirë.  E kemi ditur pasi Suedia ka lojtarë shumë të mirë. Kemi pasur raste, mund të ishte ndryshe. Me kombëtare sikur Suedia nuk ki ndryshe duhesh të shfrytëzosh ato raste që i ke”, tha ai.

Ai tregoi edhe vështirësitë që i patën në mbrojtje ekipi i Kosovës.

“Ata kanë luajtur me topa të gjatë. Fokusimi ka qenë në topin e dytë. Ata edhe pse e kapin topin e parë mund të ndalnim”, tha Aliti.

Aliti tregoi edhe arsyen pse Kosova vazhdon të luajë me vijë të lartë të mbrojtjes.

“Nuk jemi ekip që frikësohemi të luajmë në 16-shen tonë. Ne nuk frikësohemi të sulmojmë dhe të luajmë lojën tonë. Besoj që gjithmonë do të luajmë me vijë të lartë madje edhe kundër Spanjës”, tha qendërmbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat