Esat Mehmeti: Fajtor jam edhe unë...

Futboll

Esat Mehmeti: Fajtor jam edhe unë...

Nga: K.G. Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:57
Esat Mehmeti

Legjenda e futbollit të Kosovës, ish portieri i mirënjohur, Esat Mehmeti, ka disa fjalë pas humbjes së Kosovës me rezultat 3:0 në Prishtinë nga Suedia, në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionati Botëror. 

“Pas, betejës është shumë  lehtë  të analizohet e të kritikohet... Të gjithë e kemi atë të drejtë, pa dallim ta japim mendimin tonë.

Prej të gjitha roleve në ekip, detyra dhe roli i portierit është roli më delikat e me më shumë përgjegjësi, pa masë i ndjeshëm. Si dikur si  portier aktiv, po edhe sot e ndjejë dhe jam në ethe e lëkuren e Ujkanit e portierëve tjerëve... sot, disa mediume po hedhin gur e vrer, në drejtim të portierit tonë. 

Image

Esat Mehmeti

Është shumë e vështirë në ato momente , kur portieri gabon, me keqardhje edhe unë i pranojë gabimet si të mijat, e kam kolegë dhe i ndaj me te!?

Andaj, e pranojë se edhe unë e ndiejë një pjesë të fajit. 

Pse? Që nuk munda ti afrohem që së paku t’ia japi disa këshilla e detyra nga bagazhi e eksperienca ime ... (e as që kam mundësi ti afrohem).

I sigurtë e me bindje të plotë këshillat dhe bisedat  me te releksuese e profesionale do ti shërbenin për të mirë - sikur barnat e mjekut për pacientin...!

Para këtij takimi , disa gazetar më kanë intervistuar e kërkuar mendimin tim se kush duhet të mbroj nga 4 portierët e grumbulluar kundër Suedisë? Përgjigjja ime ishte në baza  e veprime taktike...

Nëse trajneri përgatit bllokimin e krosimeve nga krahët, duhet të mbrojë, e nëse trajneri mendon se kundërshtari luan me topa të lartë (që ishte dhe doli e qartë) duhet të mbroj portieri që i ka specialitet daljet jashtë portës...

Për herë të parë po e them, jam qe 2 vite, kinse një trajner për portier të një programi i UEFA-s të grupmoshave U-15. Në një angazhim timin simbolik ...që asnjëherë nuk është marr si detyrë bazike , punë e kërkuar e shtruar nga ky institucion i lartë ...e as kërkuar llogari apo mendimi, për çfarë...!?

E lere më të kërkojnë nga unë, ndonjë ide, këshillë apo sugjerim...!? ( kur botërisht dihet, qe një kohë të gjatë ndihen mungesat e portierëve cilësor , e që është mjerisht pika më e dobët). Ne dje e sot kemi portier për Shqipërinë. E habitshme klubet tona të Kosovës për çdo sezon marrin portier nga Shqiprija, Italia, Kroacija , Afrika...!?

Qe një  kohë bukur të gjatë FFK-ja i ka 7-8 trajnerë të portierëve të punësuar e që paguhen mirë për çdo muaj.  Nuk, e di deri sot cili është suksesi i 5-6 viteve të fundit ,cila është puna profesionale  e tyre, cila është përgjegjësia e tyre, me cilin portier mund të krenohemi sot ,kujt i dhënë llogari për punë!? Eh jo , nuk shkon, kështu...! 

Pa program, nacional të punës me portier , nuk bënë jo vetëm në FFK... por edhe nëpër klubet tona!?


Po ju rikujtojë një histori të vërtetë gjatë karrierës dhe punës time dhe afër meje si portier aktiv përfituan shumë individ që edhe për ju janë të njohur në KF  Trepça u kalit Stefanoviq, Agim Bajrami... në Liri tri vite Zhaveli... në Pejë Prestreshi, Morina...Në Llap Paçarada, Konushefci,  Visoka, Blaku, Qosa, Mehmeti...
Kërkohet me urgjencë: FFK-ja, drejtorët e kategorive, trajnerët seriozisht duhet të ulemi e të analizojmë, këshillojmë e veprojmë. Mjaft më, mos ti shesim mend njëri tjetrit, kemi nevojë për punë të përbashkët, që sa më shpejtë - nesër të kemi portier cilësor në Kosovë... 

Ata trajner, selektor, drejtor në klube e FFK, gabimisht mendojnë e veprojnë se mosha 17-18 vjeç është akoma i njomë e i papjekur ti jepet besimi në portë - janë frikacak dhe asnjëherë nuk ecën përpara...!

Unë me 19 vjet kam mbrojt për Trepçën, Paçarada me 18 vjet etj. 

Në një Milan gjigant me 17 vjet mbron një Donaruma etj. etj.

Loja ndaj Suedisë mbrëmë- ishte një papërgjegjësi, indolencë e  paparë, me një fjalë shitje mendsh... Shembulli e mësimi më i mirë që mos të silleshin ishte baba Ibrahimoviç që ju respektojë  ju shumë, e ju atë aspak...!? Ua morën bukën para hundëve që ju nuk e deshtët e përbuzët...!

Nuk, është marre me humb nga një Suedi me traditë botërore. Ajo pas lufte na ndihmojë e ligjërojë për futboll ... Ata profesor suedez që na mësuan e certifikuan me diploma trajneri, edhe ata profesorët e tanë i i zhgënjyem me dije e angazhim, për diploma që ne i morëm nga ta!? Është dashur bile pakëz të mërzitemi  për rastet e humbura e pasimet e gabuara... etj.

Dhasht Zoti që  kjo qasje të ndryshojë sa më shpejtë . Ti hedhim ëndrrat vrasëse - se vjet a parvjet për ndonjë lojë të mirë, e që jeni bërë të pazëvendësuar ...!? Bëni secili vetit pyetje, a thua, po mos të ishte loja në kombëtaren e Kosovës, ku do të luani e ishim ne sot...!?”, shkruan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat