Rebicit i ulet dënimi

Futboll

Rebicit i ulet dënimi

Më: 29 mars 2021 Në ora: 21:54
Ante Rebic

Ante Rebic mund të zbresë në fushë të shtunën në San Siro për sfidën mes Milanit dhe Sampdorias.

Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit, ka pranuar të ulë dënimin e kroatit nga 2 në një 1 ndeshje skualifikim dhe duke qenë se Rebic mungoi në takimin e fundit ndaj Fiorentinës mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me Sampdorian.

I përjashtur me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Napolit, Rebic u skualifikuar me 2 takime nga gjykatësi sportive.

Por tashmë pasi shleu një ndeshje pezullim do të jetë i gatshëm për takimin e radhës pas vendimit të Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat