Vllaznia mund të luajë në Europë mund të luajë në Europë

Futboll

Vllaznia mund të luajë në Europë mund të luajë në Europë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:07
Vllaznia mund të luajë në Europë mund të luajë në Europë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, poston në profilin e saj zyrtar në Facebook një lajm që tifozët, futbollistët e stafi e prisnin prej kohësh: Vllaznia mund të luajë në kompeticionet europiane nëse sportivisht ia del të sigurojë një vend për në Europë.

Pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Shkodrës refuzoi të lironte një fond prej 820 milionë lekësh të vjetra për të paguar një pjesë të borxhit që klubi ka ndaj tatimeve, kryetarja e bashkisë i informoi të gjithë se kësti i parë prej 20% të borxhit total do të kalojë në zyrën e tatimeve. 391 milionë lekë të vjetra do të paguhen nga Bashkia e Shkodrës, sponsori Alban Xhaferri dhe Federata Shqiptare e Futbollit, duke bërë që të respektohet afati i vendosur më 31 mars dhe Vllaznia të mos qëndrojë jashtë Europës për shkak të borxhit të madh të akumuluar kundrejt shërbimeve shoqërore dhe tatimeve.

Deri në fund të vitit 2022, Vllaznia duhet ta shlyejë të plotë detyrimin që ka ndaj tatimeve dhe pas transaksionit të pare, që do të formalizohet në prill, do të duhet që të paguaj edhe 21 këste të tjera deri në fund të vitit të ardhshëm.

Një sakrificë e konsiderueshme e kryer nga kryetarja e bashkisë Ademi dhe sponsori Alban Xhaferri, që gjithnjë kanë qenë optimistë në lidhje me pjesëmarrjen e skuadrës në Europë, duke patur kësaj here edhe një dorë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një “hall” i madh, që për momentin nuk do të qëndrojë mbi kokat e klubi kuqeblu dhe tashmë fokusi duhet të kthehet tek fusha, sepse pjesëmarrje në Europë nuk është thjesht prestigj, por mund të ndihmojë gjithashtu në shlyerjen e pjesës së mbetur të borxhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat