Milani pret rikthimin pas Kombëtareve

Futboll

Milani pret rikthimin pas Kombëtareve

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:05
Milani pret rikthimin pas Kombëtareve

Pas pushimeve të Kombëtareve, lojtarët do të kthehen në skuadrat e tyre përkatëse për të vazhduar pjesën tjetër të sezonit.

Milani e ka nisur ditën e hënë me lajme të mira, pasi gjykata sportive italiane ka vendosur për të hequr dënimin mbi Ante Rebiç. Kroati u dënua me dy ndeshje për sjellje antisportive ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Milan-Napoli, kur ky i fundit nuk akordoi një penallti të dyshimtë për kuqezinjtë.

Rebiç do të jetë i gatshëm për skuadrën të shtunën në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin Stefano Pioli, i cili nuk ka patur fatin të ketë skuadrën e plotë që prej fillimit të sezonit.

Zllatan Ibrahimoviç, Benaser dhe disa lojtarë të tjerë ka qenë të dëmtuar prej disa javës. Vetëm javën e fundit ndaj Fiorentinës mundëm të shihnim Ibrahimoviçin nga minuta e parë e takimit me fanellën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat