Serbia proteston për Kosovën, e pse kjo në Spanjë!

Futboll

Serbia proteston për Kosovën, e pse kjo në Spanjë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:23
Serbia proteston për Kosovën, e pse kjo në Spanjë!

Mediat në Serbi pothuajse janë edhe të trullosura, se si nesër kombëtarja e Kosovës do të luajë me Flamur dhe me himn. Që besa mediat serbe janë bërë nervoz edhe me intervistën e portierit të Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, kur flet për luftën e Kosovës në gazetën spanjolle “Marca”, që ka tirazh me miliona kopje.

“Kombëtarja e Spanjës do të luajë kundër të ashtuquajturës Kosovë në kualifikimet e Kupës Botërore në Seville të mërkurën”, shkarravit media serbe “Kurir”.

“Për shkak të kësaj ndeshjeje, u ngrit shumë pluhur, sepse Spanja nuk e njeh shtetin e rremë të Kosovës, por për shkak të shantazheve, UEFA dhe FIFA u detyruan të lejojnë që të intonohet edhe himni dhe të shfaqet Flamurin i tyre në stadiumin ‘Cartouche’.

Para duelit me spanjollët, një përfaqësues i të ashtuquajturës Kosovë, Samir Ujkani, i cili nuk e humbi rastin për të përmendur mënyrën se si serbët kryen krime në Kosovë dhe Metohi.

Ujkani lindi në Vushtrri në vitin 1988, dhe në vitin 1994 u transferua jashtë vendit me familjen e tij”, shkruan ky medium serb.

“Unë kam lindur në Kosovë, e cila i përkiste Jugosllavisë në atë kohë. Në vitin 1994 kemi ikur për shkak të luftës. Arritëm në Belgjikë. Unë jam rritur atje dhe mund të zgjidhja të luaja për kombëtaren belge.

Zgjodha të luaja për Shqipërinë, sepse familja ime është shqiptare e Kosovës. Të luaja për vendin tim ishte një ëndërr. Kur Kosova u bë ekip, unë menjëherë nisa t’i bëja gati procedurat për të ndryshuar kombëtare”, ka thënë Ujkani.

“Kam humbur dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre. Gruan e kushëririt tim dhe vajzën e saj”.

Ujkani beson se sporti është mbi politikën.

"Brezi ynë u rrit në luftë dhe në mërgim. Ata që kanë lindur në Kosovë janë veçanërisht krenarë. Ne lamë gjithçka pas për t'i dhënë vendit tonë. Tani ne duam të luajmë futboll”, transmeton disa pjesë të intervistës së Ujkanit në “Marca” media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat