Interi ndryshon logon historike, por sot vjen lajmi më i hidhur për arkat e klubit!

Futboll

Interi ndryshon logon historike, por sot vjen lajmi më i hidhur për arkat e klubit!

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:10
Interi

Në ditën kur zyrtarisht Interi ka ndryshuar logon e klubit duke bërë një kthesë historike me shenjën i dhe M, vjen një azhornim në lidhje me të ardhmen e zikaltërve.

BC Partners ka hequr dorë përfundimisht dhe është larguar nga bleja e paketës së aksioneve zikaltër.

Negociatat ishin duke u zhvilluar për 300 mln euro që do t’i jepnin oksigjen arkave të klubit dhe familjes Zhang, por BC Partners  nuk është e interesuar për të pasur një pjesë minorance brenda Interit dhe mungesë vendimmarrje.

Kjo e detyron Suning të mbetet në një pozicion delikat sepse kapitali i ri që i duhet për arkat e klubit është diçka urgjente (të paktën 200 mln euro, të tjerë thonë 250 mln euro) brenda majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat