Trajneri i Prishtinës: Çdo pikë që lëshojmë përveç fitores mund të llogaritet si humbje

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Çdo pikë që lëshojmë përveç fitores mund të llogaritet si humbje

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:19
Trajneri i Prishtinës: Çdo pikë që lëshojmë përveç fitores mund të llogaritet si humbje

Pas ndeshjes se zhvilluar në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Gjilanit, ku rezultati 0-0 ishte reflektimi më i mirë i ndeshjes, ka folur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, duke thënë se është i dëshpëruar me rezultatin e ndeshjes.

I pyetur se a ka ndikuar pauza dy javore për ndeshjen e zhvilluar sot, Zekirija Ramadani tha se:

“S’duhet që t’i lejmë fajin pushimit por faji është te agresiviteti i ekipit tonë, mënyra si Gjilani u mbrojtë duke mos na lënë hapësira që të shënojmë, dhe penaltia e humbur ne fund na kushtoi me 2 pikë të humbura.

“Çdo pikë që lëshojmë përveç fitores mund të llogaritet si humbje, duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe jo të presim që rivalet të humbin pikët, nuk arritëm të ngushtojmë diferencën por duhet të vazhdojmë luftën tonë për titull deri në fund” deklaroi trajneri i Prishtinës pas ndeshjes.

Prishtina dështoi që të shënojë fitore duke humbur penaltinë në minutën e 88’t, ku mbrojtësi i djathtë i Prishtinës, Besnik Krasniqi, dështoi nga pika e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat