Ramiz Lladrovci flet nga Sevilla: Jemi në Spanjën e mikut tonë Solanës, këtu ka Republikë të Kosovës

Futboll

Ramiz Lladrovci flet nga Sevilla: Jemi në Spanjën e mikut tonë Solanës, këtu ka Republikë të Kosovës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:35
Ramiz Lladrovci flet nga Sevilla: Jemi në Spanjën e mikut tonë Solanës, këtu ka Republikë të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e dytë për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’, ndaj Spanjës.

Dardanët do të përballen me Spanjën në një ndeshje që ka ngjallë shumë tensione.

E në Sevilla po qëndron edhe numri një i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci njihet si një adhurues i madh i futbollit dhe ka vendosur ta shikojë nga afër Kosovën.

Kryetari i Drenasit ka thënë se në Spanjë ka Republikë të Kosovës dhe ka shumë shqiptarë në Andaluzi.

“Po, ka Republikë të Kosovës, po ka flamur, po ka himn, po ka shqiptarë në Sevilja, në Andaluzi, në parapërgatitje”.

“Po, të gjitha janë këtu, janë testuar dhe gjithçka presim nesër të shkojë mirë në Estadio La Cartuja de Sevilla”.

“Jemi këtu, në Spanjën e mikut tonë të paharrueshëm, Havier Solanës, jemi këtu afër ku dhanë jetën heronjtë tanë gjatë luftës civile kundër Frankos. Jemi këtu për të përcjellë shqiponjat tona. Krenar, me djemtë tanë!”. ka shkruar numri një i Komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat