Shqipëria luan vetëm për fitore ndaj San Marinos – fitorja, motiv shtesë për t’u lartësuar në tabelë

Futboll

Shqipëria luan vetëm për fitore ndaj San Marinos – fitorja, motiv shtesë për t’u lartësuar në tabelë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 08:35
Shqipëria - San Marino

Shqipëria do të jetë mysafir i San Marinos për ndeshjen e tretë kualifikuese për në Kampionatin Botëror.

Kuqezinjtë do të takohen me rivalin jo edhe të vështirë në letër, nga ora 20:45 në stadiumin “Stadio Olimpico”.

Shqipëria e fitoi takimin e parë përballë Andorrës me rezultat minimal 1-0, mirëpo humbi në shtëpi ndaj Anglisë me 2-0.

Edy Reja shpreson që nga ky takim të dalin me tre pikë, duke shpresuar në një pozicionim sa më të mirë në kampanjë.

Në anën tjetër, Andorra e ka filluar keq këtë fazë, duke pësuar humbje në të dyja disfatat që ka zhvilluar.

Anglia është aktualisht lider i Grupit I me gjashtë pikë, Polonia dhe Hungaria me katër, Shqipëria me tre dhe Andorra e San Marino ende pa pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat